Juventus synon shitjen e McKennie

Futboll

Juventus synon shitjen e McKennie

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 21:02
Weston McKennie

Juventus është i interesuar të shesë mesfushorin Weston McKennie pasi theu sërish rregullat për herë të dytë brenda disa muajve.

McKennie që iu bashkua Juventusit në sezonin 2020/21 nga Schalke 04 në formë huazimi, bëri një lloje festë në mars me dy bashkëlojtarët Arthur dhe Paulo Dybala.

Të tre u gjobitën dhe suspenduan për aksionet e tyre, por anglezi tani pas gjashtë muajve ka thyer sërish rregullat andaj edhe mungojë në takimin ndaj Kanadasë.

Sipas Daily Mail, klubi italian është ‘lodhur’ nga mesfushori dhe tani janë të hapur ta shesin për 30 milionë euro, me Aston Villan dhe Tottenhamin të interesuar qysh në afatin dimëror të janarit.

Juventus gjatë verës refuzoi ta lironte, por tani duket se ka ndryshuar mendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat