Ronaldo paralajmëron PSG-në për Championsin

Futboll

Ronaldo paralajmëron PSG-në për Championsin

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 16:28
Ronaldo paralajmëron PSG-në për Championsin

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk ka humbur kohë për t’i  dërguar një mesazh PSG-së dhe Lionel Messit sa i përket Champions Legue.

Ronaldo u rikthye te Man United, skuadër tek e cila fitoi titullin e Ligës së Kampionëve për herë të parë në vitin 2008.

Me rikthimin e portugezit dhe blerjet e Raphael Varane dhe Jadon Sancho, United ëndërron për LK pasi nuk arritën herën e fundit as të kalojnë fazën e grupeve.

Ronaldo ka bërë të ditur se nuk ka asnjë favorit për garën me prestigjioze në botë.

“Është shumë herët të thuhet se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve”.

“PSG është në pozitë, por është diçka tjetër të flasësh dhe diçka tjetër kur luan. Ka shumë faktorë që ndikojnë jashtë fushës”.

“Luajta për Real Madridin për pesë vite, në skuadër me Galaktikë dhe asnjëherë nuk fitova Ligën e Kampionëve”.

“Fitorja nuk është automatike, edhe nëse ke lojtarët më të mirë në skuadër, kjo gjithashtu vlen për PSG”, deklaroi ai për DAZN.

Ndërkohë, Manchester Unitedi është në grup me Young Boys, Atalantan dhe Villarrealin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat