Laporta plot mllef ndaj PSG

Futboll

Laporta plot mllef ndaj PSG

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:08
Joan Laporta

PSG këtë verë ka arritur të bëjë një nga merkatot më të fuqishme në histori, megjithëse pandemia e ka goditur ekonominë e klubeve dhe blerjet e mëdha ishin me pikatore këtë sezon.

Në fakt klubi nga Parisi operoi me lojtarë me parametra zero, por sërish ka kritika.

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, nga ku PSG mori Messin, shprehet se nënkampionët e Francës i kanë thyer të gjitha rregullat e Fair-Play financiar të UEFA-s.

“PSG ka anashkaluar të gjitha rregullat ekzistuese të Fair-Play dhe kjo është arsyeja përse Tebas ka nisur një ofensivë ndaj tyre. Florentino Perez dhe Javier Tebas janë tërësisht kundër njëri-tjetrit. Projekti i Superligës është ende gjallë”, tha ndër të tjera Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat