Maqedonia harron Islandën, gati për Rumaninë

Futboll

Maqedonia harron Islandën, gati për Rumaninë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:35
Maqedonia harron Islandën, gati për Rumaninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka lënë anësh barazimin ndaj Islandës dhe të gjitha forcat i ka koncetruar për përballjen e ardhshme, ndaj Rumanisë, e cila do të zhvillohet gjatë ditës së mërkurë.

Trajneri Blagoja Milevski beson se kjo përballje nuk do të vendos asgjë dhe se të gjithë kombëtaret janë në garë pwr dy vendet e parw deri në fund të këtij cikli eliminator.

Sipas Milevskit, futbollistët e Maqedonisë janë të determinuar për të dhënë maksimumin në sfidwn ndaj Rumanisë.

Nuk mendojë që kjo ndeshje është vendosëse, pasi që ajo që vendos, besoj se do të duhet  tw ishte në fund. Mirëpo grupi është i përbërë nga kombëtaret e barabarta dhe medojë se në këtë grup nuk do të vendoset asgjw deri në ndeshjen e fundit dhe shpresojë se ne do të mbetemi konkurent nw kwtw drejtim. Futbollistët jo vetëm që janë të motivuar, por edhe kanë harruar sfidën e fundit, ndaj Islandës dhe të gjitha forcat, mendimet dhe motivet janë të caktuar për ndeshjen e së nesërme.

Ndërkohë portieri Stole Dimitrievski, i cili ishte fajtor për golin e parë ndaj Islandës, beson se ekipi mund të përsëris paraqitjen si ndaj Armenisë dhe porta e tij të mbetet e paprekur.

Stole Dimitrievski, portier i Maqedonisë: Qëllimi im është që si edhe në ndeshjen e pare, të mbetem i pamposhtur.

Është e qartë se dy ndeshjet e fundit, gjasat e kundërshtarit janë minimizuar dhe kjo do të thot se luajmë mjaft mirë në pjesën defanzive dhe jemi mirë të vendosur edhe pse kishim vetëm 2-3 stërvitje . Mirëpo ne e kuptojmë idenë e shefit se çka kërkon nga ne, ashtu që në ndeshjen e radhës, unë dhe kolegët e mi, do të japim maksimumin që të mbetemi të pamposhtur, siç ishte në ndeshjen e parë.

Ndeshja e raundit të gjashtë të Grupit “J” do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin “Todor Proeski” në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat