FFK ‘injoron’ keq gazetarët e sportit, nuk i lë të marrin pjesë në konferencë të Spanjës

Futboll

FFK ‘injoron’ keq gazetarët e sportit, nuk i lë të marrin pjesë në konferencë të Spanjës

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 19:50
FFK ‘injoron’ keq gazetarët e sportit, nuk i lë të marrin pjesë në konferencë të Spanjës

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para ndeshjes, zakonisht mbahen konferencat për shtyp nga kombëtaret përkatëse, gjithashtu edhe stërvitjet e fundit para duelit.

Konferenca e Kombëtares së Kosovës shkoi mirë – por jo edhe ajo e Spanjës, pasi disa gazetarë sportivë të Kosovës nuk u lejuan të futen në sallën e konferencave – pasi ishte e mbushur me gazetarë spanjollë, sipas RTV Dukagjinit. Kjo nuk është e gjitha…

Pasi në ndeshjet e fundit të kombëtares kanë filluar edhe të ‘bojkotohen’ disa mediume.

Disa gazetarë sportivë në vendin tonë nuk kanë marrur akreditim për ndeshjet e fundit të kombëtares në shtëpi, me pretekstin se për shkak të situatës me pandemi vendet janë të limituara për gazetarë.

Megjithatë, mos harroni, gazetarët spanjollë shkojnë, ne mbesim, dhe mbesim duke shkruar me orë të tëra për kombëtaren më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat