Koeman i gatshëm për rinovimin e kontratës

Futboll

Koeman i gatshëm për rinovimin e kontratës

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 20:44
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur lidhur me kontratën momentale.

Teknikut holandez i skadon kontrata këtë vit, derisa thotë se është i hapur për të rinovuar.

Koeman për Sport theksoi se është i gatshëm të drejtojë klubin katalunas për shumë vite.

“Sigurisht që po, jam i hapur për rinovim. Do jem i emocionuar të vazhdojë për shumë vite, pavarësisht gjërave komplikuese që po ekzistojnë në skuadër”, tha ai.

Ndërkohë, e ardhmja e Koeman do varet nga paraqitja e tyre këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat