Abrashi lë grumbullimin me Kombëtaren dhe fluturon drejt Zvicrës

Futboll

Abrashi lë grumbullimin me Kombëtaren dhe fluturon drejt Zvicrës

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 21:10
Abrashi lë grumbullimin me Kombëtaren dhe fluturon drejt Zvicrës

Mesfushori i Kombëtares Amir Abrashi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në sfidën ndaj Hungarisë duke lënë fushën e lojës në minutën e 69-të.

Kësisoj mesfushori do të humbasë sfidën që Kombëtarja do të luajë ditën e nesërme ndaj San Marinos.

Abrashi ka lënë grumbullimin me Kombëtaren sot për tu rikthyer në Zvicër aty ku do të ndjekë me kujdes dëmtimin në kyçin e këmbës.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Grasshoperit ku aktivizohet futbollisti kuqezi, duke shkruar ndër të tjera se 31-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushë për 1 muaj, duke i rikthyer përsëri në ndeshjet që Kombëtarja do të luajë në tetor, por nuk dihet ende nëse mesfushori do të jetë në formën e duhur për trajnerin Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat