Griezmann barazon rekordin e Plantinit

Futboll

Griezmann barazon rekordin e Plantinit

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 22:35
Antoine Griezmann

Sulmuesi Antoine Griezmann ka vendosur një rekord që do ta mbajë emrin e tij në histori të Francës.

Griezmann ka shënuar dy gola ndaj Finlandës, derisa takimi ende nuk ka përfunduar.

Me këta dy gola, Griezmann ka barazuar rekordin e legjendës franceze Michel Plantini, si golashënuesi i tretë në histori të Francës me 41 gola.

Sidoqoftë, yllit të Atleticos i duhen edhe 10 gola për të zërë vendin në histori të Francës si golashënuesi numër një.

Momentalisht, Thierry Henry ka 51 gola për Francën, ndjekur nga Olivier Giroud me 46 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat