Trajneri i San Marinos: Për ne Shqipëria është niveli i Polonisë

Futboll

Trajneri i San Marinos: Për ne Shqipëria është niveli i Polonisë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:44
Trajneri i San Marinos: Për ne Shqipëria është niveli i Polonisë

San Marino do të luajë ndaj Shqipërisë në mbrëmjen e nesërme, ndërsa për kuqezinjtë nuk duhet llogaritur gjatë kjo fitore.

Trajneri i Kombëtares modeste, Varella, ka vlerësuar lart kuqezinjtë. Në konferencën për shtyp, tekniku është shprehur se Shqipëria është në nivelin e Polonisë dhe i sheh kuqezinjtë si ekip i madh.

“E pashë ndeshjen Poloni-Shqipëri. Doli një rezultat që la shije të keqe për Shqipërinë, por episodet sollën ato shifra. Unë pashë një ekip të madh te Shqipëria, prandaj për ne do të jetë i njëjti nivel me Poloninë kjo ndeshje.

Vetëm shpresoj se disa episode do të kalojnë pak më mirë sesa sfida e dy ditëve më parë”, u shpreh Varella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat