Parashikon rezultatin me San Marinon, Rudi Vata: Me Brojën jo trajtim me mentalitetin shqiptar

Futboll

Parashikon rezultatin me San Marinon, Rudi Vata: Me Brojën jo trajtim me mentalitetin shqiptar

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 13:54
Parashikon rezultatin me San Marinon, Rudi Vata: Me Brojën jo trajtim me mentalitetin shqiptar

Ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata në emisionin “Breaking” ka kërkuar që t’i kushtohet më tepër vëmendje mënyrës së trajtimit të nga ana e drejtuesve të kombëtares shqiptare.

Sipas tij, ndonjë nuk e dëshironte golin e tij ndaj Ukrainës, por se duhet t’i kushtohet një vëmendje e madhe mënyrës së trajtimit të tij, duke nënkuptuar lënien në stol duke mos e futur në formacionin bazë.

“Broja është rritur e lindur në Angli, nuk mund të sillemi me Brojën ashtu siç sillemi me mentalitetin shqiptar. Duhet një standard, e duhen njerëz me këtë lloj mentaliteti e kulture”, tha shkodrani Vata.

Ai theksoj se ka shumë lojtarë të rinj që në të ardhmen mund të shërbejë si boshti i kombëtares kuqezi në të ardhmen.

“Broja, Uzuni, Bajrami, Kumbulla janë futbollistë të rinj dhe do të jenë boshti, duhet të trajtohen si profesionistë të vërtetë, të trajtohen si të tillë”, theksoi Vata, i cili shtoi se reparti sulmues i kuqezinjve ka shumë alternativa.

Ndeshjet me Poloninë e Hungarinë, ai i cilëson si vendimtare, pasi nëse Shqipëria do të kërkojë një hakmarrje për padrejtësinë e ndodhur me polakët, të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe hungarezët ndaj nesh.

Vata më tej, i pyetur nga moderatoja Sidorela Gjoni për parashikimin e ndeshjes, u shpreh se 'rezultati i ndeshjes mund të jetë 6 me 1 për ekipin tonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat