Situata kaotike

Futboll

Situata kaotike

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:32
Situata kaotike

Pezullimi i lojtarëve brazilianë të Premier Ligës nga FIFA që nuk u lejuan nga klubet të udhëtojnë me kombëtaren e tyre në kualifikueset e fundit të “Katar 2022” pritet t’i japin shansin e debutimit në portën e Mançester Sitit, portierit të tretë, Skot Karson.

Me Edersonin e pezulluar dhe numrin 2 të Guardiolës, amerikanin Zak Stefen i cili është i infektuar me koronavirus, 36-vjeçari do të ketë shansin për të luajtur ndeshjen e parë në Premier Ligë pas 3765 ditësh, në transfertën e kësaj fundjave kundër Lestërit.

Nëse Mançester Siti do të rrezikojë që të luajë me Edersonin, atëherë rrezikon që të gjobitet.

Ndeshja e fundit e portierit veteran të kampionëve të Anglisë, ka qenë më shumë se 10 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat