Reagimi i San Marinos për në Shqipëri: Jemi barazim, ne kemi më shumë medalje olimpike se ju

Futboll

Reagimi i San Marinos për në Shqipëri: Jemi barazim, ne kemi më shumë medalje olimpike se ju

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:26
Reagimi i San Marinos për në Shqipëri: Jemi barazim, ne kemi më shumë medalje olimpike se ju

Shqipëria e ktheu në festival golash përballjen ndaj San Marinos duke ia dalë në shifrat 5-0. Armando Broja ka marrë edhe njëherë rolin e protagonizmit teksa shënoi në një rast dhe dhuroi dy asist. Menjëherë pas përfundimit të takimit ka ardhur raportimi i faqes zyrtare të San Marinos që shkruan: “Përfundoi 5-0 me një Shqipëri që ishte e papërmbajtshme në disa raste. Djemtë dhanë gjithçka, pavarësisht vështirësisë”, shkruhej në reagim.

Por nëse flasim për San Marinon, faqja satirike në “Tëitter” që komenton ndeshjet e kësaj Kombëtare dhuron perla të vërteta që ndiqen gjerësisht nga audienca e gjerë. Më poshtë gjeni të gjithë raportimin e tyre mes batutave për Shqipëri-San Marino.

Nëse San Marino luan si në pjesën e dytë ndaj Polonisë, do të jetë ndeshje interesante dhe surprizuese. Forca titanë!, shrkuan sport ekspres nga Tirana.

1’ Le të shënojmë në dy ndeshje radhazi. Forca titanë!

30’ Mbrojtja jonë është e fortë si shkëmb në këto 30 minuta të para. Dy të tretat e lojës kanë mbetur, hajde forca djema.

32’ Përse duhej t’i xhindosja kundërshtarët? Shqipëria shënon në minutën e 32.

35’ Shqipëria shënon, falë Zotit është pozicion jashtë loje

45’ Shqipëria shënon prapë, por është pozicion jashtë loje. Taktikat tona po funksionojnë.

San Marino ka treguar ndaj Andorrës dhe Polonisë se në pjesën e dytë është më e mirë se në të parën. Besoni djema, do ta shënojmë një gol edhe ne.

46’ Hajde djema luftoni për atë gol, le ta kapim Liechtenstein.

80’ Shqipëri-San Marino 5-0, po shkatërrohemi. Më vjen keq për portierin se po luan një ndeshje të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme.

86’ Asnjë goditje në portë. Kam idenë se Varella nuk e di se çfarë po bën, Antonio Conte, je i lirë?

FT Shqipëria mund të ketë fituar sot, por ne kemi marrë më shumë medalje në Lojërat Olimpike se ta. Jemi barazim!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat