Mancini, 37 ndeshje pa humbje

Futboll

Mancini, 37 ndeshje pa humbje

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:27
Mancini, 37 ndeshje pa humbje

Tashmë edhe në Brazil duhet të binden se rekordi për numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje i takon Italisë.

Kampionët e Europës regjistruar rezultatin e 37-të pozitiv radhazi, teksa mposhtën me manita golash, 5-0 Lituaninë. Në total, kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mançini ka shënuar 30 fitore dhe 7 barazime.

Suksesi i radhës u siglua që në pjesën e parë, me Azurrët që dominuan kundërshtarin dhe udhëhoqën me katër gola. Në fraksionin e dytë vulosi fatin e takimit goli i Di Lorenzo. Italia mori dy barazime dhe një fitore në takimet e këtij muaji, decizive për të vendosur rekordin si ekipi i pathyeshëm në historinë e futbollit.

Ekipi aktualisht më i mirë i kontinentit e filloi serinë e rezultateve pozitive më 10 tetor 2018 në një miqësore kundër Ukrainës, çka duket se ka qenë fatsjellëse për ta. Që prej asaj kohe, Italia ka fituar ose barazuar çdo duel, mes miqësoreve, Ligës së Kombeve, kualifikueseve të Kupës së Botës dhe Europës, si dhe ecuria në Europianin e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat