Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, nuk e fsheh sëmundjen, ja në cilat pjesë është përhapur 

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, nuk e fsheh sëmundjen, ja në cilat pjesë është përhapur 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:54
Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, nuk e fsheh sëmundjen, ja në cilat pjesë është përhapur 

Në apartamentin e tij në Zagreb, familja kujdeset që gjithçka të jetë sipas dëshirës së kroatit Mirosllav Çiro Bllazheviç, ish trajnerit të Prishtinës në vitin 1985, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri.  

Njeriu që aq shumë e donte Prishtinën por edhe sot e asaj dite edhe gjeneratat e vjetra të futbollit të Kosovës, bëjnë be në kokën e tij.   

Dy javë më parë, mjekët e konfirmuan se iu është kthyer sëmundja dhe filluan me terapi intensive në një klinikë të njohur pranë Zagrebit.

“Do të kem sukses, mjekët po bëjnë përpjekje”, - thotë Çiro dhe nuk e fsheh që sëmundja është përhapur nga prostata në gjëndrat limfatike dhe zorrën e trashë.

"Nuk kam kohë të ankohem",- ka thënë ai, i lumtur që njerëzit po e thërrasin dhe e pyesin për shëndetin e tij.

Çiro është legjendë, një dashamirë i futbollit, i cili ka drejtuar 23 klube dhe pesë ekipe kombëtare në karrierën e tij të gjatë. 

Deri dje, ata mund ta shihnin çdo ditë në rrugët e Zagrebit, duke biseduar me miqtë, dhe pothuajse nuk kishte kalimtarë që nuk e ka përshëndetur . 

Nuk ishte e mundur të imagjinohet një ndeshje e rëndësishme në Zagreb pa Bllazheviçin në stadium. Kanë kaluar kohë kur ai mbante një shall të bardhë, por ai gjithmonë kishte një orë të shtrenjtë në dorë. Tani, pasi sëmundja u kthye dhe u shfaqën metastaza malinje, Çiro po i shikon ndeshjet nga shtëpia, përfshirë atë të fundit në të cilën Kroacia mezi mundi e Sllovakinë me rezultat 1:0.

Lajmi i parë që Çiro nuk ishte mirë u shfaq në mediat sllovene, kur dha një intervistë në të cilën i tha gazetarit "Unë jam shumë, shumë i sëmurë, përveç se jam i vjetër, jam 86 vjeç".

Ai shpërndau komplimente për sllovenët, duke thënë se ata kishin arritur nivelin e qytetërimit që ua dëshironte kroatëve: “Mirupafshim, të dashur sllovenë. Unë jam shumë pesimist, mbase nuk do të shihemi më”. Ishte një bombë mediatike, kur i gjithë rajoni mësoi se Çiro ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, sepse kanceri iu ishte kthyer. Problemi me prostatën u shfaq shumë vite më parë, dhe më pas mjekët përcaktuan se ishte një sëmundje malinje.

Pas kësaj, Ciro u shërua plotësisht dhe po bënte shaka se "jeta pa prostatë nuk është një jetë e vërtetë, sepse nuk ka seks si më parë". Ai foli hapur për sëmundjet e tij dhe pohoi se e kishte mundur kancerin dy herë, sepse nuk e humbi shpresën.

“U besova mjekëve, u besoj edhe tani. Unë gjithashtu besova kur ata zbuluan fazën fillestare” - thotë Ciro.

Çiro pranoi hapur se ishte ndër të parët që u vaksinua në janar kundër Covid 19.

“Erdha në klinikën e motrës sime dhe thashë: nëse politikanët mund të vaksinoheshin, edhe unë!”, tha ai.

Trajnerë në këto klube
1968–1971  Vevej
1971–1976 Sion
1976–1979 Lausanne
1976–1977 Kombëtarja e Zvicrës
1979–1980 Rijeka
1980–1983 Dinamo ZG
1983–1985 Grashoppers
1985 Prishtina
1986–1988. Dinamo ZG
1988–1991 Nantes
1991–1992 PAOK
1992–1994 Dinamo ZG
1994–2000 Kombëtarja e Kroacisë
2001 Kombëtarja e Iranit
2002 Osijeku
2002–2003 Dinamo ZG
2003 Mura
2003–2005 Varteks
2005 Hajduku
2005–2006 Xamax
2006-2008 Zagreb
2008–2009 Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës
2009–2010. Shangaj Shenhua
2010–2011 Kombëtarja e Kinës
2011–2012. Mes Kerman
2012–2013 Zagrebi
2014.  Slloboda Tuzlla
2014.  Zara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat