Uzuni: Puna ime tani po shpërblehet

Futboll

Uzuni: Puna ime tani po shpërblehet

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 12:01
Uzuni: Puna ime tani po shpërblehet

Futbollisti më në formë i momentit te Komëtarja shqiptare, Myrto Uzuni.

Jam në formën time më të mirë të karrierës. Jam shumë i lumtur pasi puna më ka bërë ky që jam. Duke punuar çdo ditë e duke i thënë vetës që të bëhem më i mirë se dje, tani puna ime po shpërblehet. Jam i gëzuar për kombetaren pasi po arrijmë rezultate pozitive, kemi ndeshje të veshtira duhet ta tregojm në fushë dëshirën e madhe për fitore që kemi kur veshim këtë fanellë, tha Uzuni në një intervistë për Gazetën Blic.

Më pas ai foli për planet e tij indiviuale për të ardhmen, ku tha se qëllimi i tij është që të shkëlqejë edhe këtë edicion me Ferencvaros dhe më pastaj të shqyrtojë ofertat.

“Planet e mia janë të qarta ,jam i fokusuar në Ferencvaros dhe dua të shënojë sa më shumë gola këtu. Kam ndeshje Europa League këtë vit deri ne dhjetor, dua të shënojë sa më shumë dhe normalisht ofertat nga klubet e tjera nuk do të mungojnë”, përfundoi Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat