Khedira: I duhet një truprojë…

Futboll

Khedira: I duhet një truprojë…

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 13:00
Khedira: I duhet një truprojë…

Ish-mesfushori i Juventus, Sami Khedira, ka folur në lidhje me Paulo Dybala në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

“Paulo-s i duhet një truprojë në fushë, që ta mbrojë dhe ta bëjë të japë maksimumin. Ka patur shumë dëmtime dhe shumë probleme jashtë fushës, me shumë njerëz që kanë folur rreth tij”, ka thënë gjermani.

“Ai duhet të ruaujë përqendrimin, të kujdeset për trupin e tij… dhe në këtë aspekt më duket se është rritur. Një tjetër gjë: di të shënojë gola i vetëm, ka një talent unik, por uën mendoj se e vë veten nën një presion të madh”, ka shtuar Khedira.

“Mendon se duhet të bëjë gjithçka: të pasojë, të krijojë raste, të jetë lider. E mbaj mend në finalen e Champions League të 2017-ës, nuk ishte i lirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat