Izair Emini, lider i ekipit

Futboll

Izair Emini, lider i ekipit

Nga: K.Goca Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:18
Izair Emini, lider i ekipit

Të dielën, duke filluar nga ora 16.00 në stadiumin "Boris Trajkovski" në Shkup, do të luhet derbi i javës së 3 -të në Ligën e Dytë të Maqedonisë, Grupi i Perëndimit, mes Vardarit dhe liderit aktual të tabelës, ekipit shqiptar Voska Sport. 

Një nga më të merituarit për sukseset e Voska Sport deri më tani, është trajneri Rade Cicmiloviç, i cili për Sportmedia flet para derbit të së dielës me Vardarin: “Vardari dhe Sileks janë favoritët kryesorë për dy vendet e para.

Sidoqoftë, të gjithë e dinë se ambiciet tona janë të jemi në krye të tabelës dhe nëse na jepet një shans për të hyrë në PMFL, ne me siguri do ta shfrytëzojmë atë“.

Izair Emini, lider i ekipit, ish futbollist i Dritës nga Gjilani.

"Unë rrallë i lavdëroj lojtarët nga ekipi im, por tani do të bëj një përjashtim. Sidomos kur bëhet fjalë për Izair Emini. Ai është një udhëheqës dhe kapiten i vërtetë i ekipit. Ai bën një punë të madhe, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Një udhëheqës që çdo trajner në ekipin e tij do ta dëshironte. Për të thënë se deri më tani ka luajtur në një nivel të lartë, shpresoj se do të jetë njësoj edhe në derbin e së dielës me Vardarin”, përfundoi Rade Cicmiloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat