Skuadra italiane sqaron situatën e mbrojtësit shqiptar

Futboll

Skuadra italiane sqaron situatën e mbrojtësit shqiptar

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:47
Skuadra italiane sqaron situatën e mbrojtësit shqiptar

Kastriot Dermaku është kthyer pak ditë më parë në radhët e klubit të Lecce, që mirëpriti krahëhapur mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare të cilin e kishte patur në huazim edhe një vit më parë, por duket se për ta ndjekur në fushën e lojës, do të duhet përsëri kohë.

Klubi i Lecces ka dalë me komunikatë zyrtare duke shpjeguar se futbollisti nuk është ende në formën më të mirë fizike pas dëmtimit të gjatë dhe se gradualisht pritet të kthehet me ekipin në stërvitje vetëm në javën e ardhshme.

“Futbollisti Kastriot Dermaku, aktualisht i përfshirë në kompletimin e rrugëtimit të rikushtëzimti atletik në qendrën e specializuar në Bolonja, do të kthehet për një punë graduale me grupin në fundin e javës së ardhshme”, saktësonte komunikata e Lecces.

Lecce ka bërë të qartë se kthimi i Dermakut do të ishte më i vonshëm sesa mendohej dhe ai me shumë mundësi do të humbiste edhe javët e ardhshme të Serie B, derisa të gjente formën optimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat