Napoli synon fitore ndaj Juves

Futboll

Napoli synon fitore ndaj Juves

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:00
Napoli synon fitore ndaj Juves

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi në Serie A mes Napolit dhe Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tretë të sezonit të ri 2021/22.

“Zonja e Vjetër” do të arrijë sot në stadiumin “Diego Armando Maradona” pas humbjes xhiron e kaluar kundër Empolit me rezultat 1:0, kurse Napoli rikthehet nga fitorja 2:1 kundër Genoas.

Pas dy xhirove, Napoli gjendet në pozitën e pestë me gjashtë pikë, në krahasim prej Juventusit që zë vendin e 12 në tabelë me vetëm një pikë.

Të dy skuadrat do të kenë probleme të mëdha me lëndime të lojtarëve, ku tek Napoli nuk do të paraqiten Cioffi, Demme, Lobotka, Meret, Mertens dhe Zielinski, ndërsa tek Juventusi do të mungojnë Sandro, Arthur, Bentancur, Chiesa, Cuadrado, Danilo, Dybala, Jorge dhe Nicolussi Caviglia.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Anguissa, Elmas, Ruiz; Politano, Osimhen, Insigne

Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, De Sciglio; Kulusevski, Locatelli, Rabiot, Bernardeschi; Morata, Kean

18:00 Napoli – Juventus (Stadiumi Diego Armando Maradona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat