Kujton përplasjet me Ronaldon

Futboll

Kujton përplasjet me Ronaldon

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 16:01
Kujton përplasjet me Ronaldon

Ish-arbitri Mark Hasley ka kujtuar përplasjet e tij me Cristiano Ronaldo-n në një intervistë të dhënë për The Sun.

“Mbaj mend Liverpool-Manchester United nëAnfield në dhjetorin e 2007-ës. Para ndeshjes i kam thënë: ‘Kujdes, mos u hidh shumë sepse nuk do të jap asnjë faull’. Ai ka qeshur, por ka injoruar gjithçka i kisha thënë. Në aksionet e para është hedhur dhe ka hapur duart për të kërkuar faull. I kam thënë: ‘Çfarë të thashë?'”, ka thënë Hasley.

“Nuk kam dyshime se pas atyre ndeshjeve, Sir Alex Ferguson dhe shokët e skuadrës kanë punuar shumë në mënyrë që ai të ndryshonte dhe mendoj se ia kanë dalë duke parë rezultatet që ka arritur Cristiano Ronaldo”.

Halsey ka kujtuar edhe një ndeshje tjetër.

“Ka qenë 2006-ta dhe kam drejtuar Cristiano Ronaldo-n në një ndeshjes mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit. Ai ka ardhur në dhomat e zhveshjes dhë më ka dhuruar një fanellë të tijnë me autograf. ‘Të uroj më të mirën’. Kam kuptuar se ishte një djalë i mbarë edhe pse pse në Premier League kemi patur disa përplasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat