Ronaldo si i çartur me dy gola, njërën e shënon mes këmbëve 

Futboll

Ronaldo si i çartur me dy gola, njërën e shënon mes këmbëve 

Nga: K.Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 17:52
Ronaldo si i çartur me dy gola, njërën e shënon mes këmbëve 

Cristiano Ronaldo shkëlqen me dy gola në fanellën e Manchester Utd, të e cila skuadër u kthye pas 12 viteve.

Gjithçka në regji të Ronaldos,

Manchester Utd ka shënuar fitore me rezultat 4:1 kundër Newcastles, në takimin e javës së 4-të të Premier League. 

Në fund të pjesës së parë, Ronaldo e hapi serinë e golave, ndërsa mysafirët barazuan në minutat e para të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 56-të përmes Manquillos.

Ronaldo sërish në skenë, del vetëm me portierin Wooodman dhe me goditje të saktë e fërfëllon topin mes këmbëve të tij në minutën e 62-të.

Fernandes shënon në minutën e 80-të për 3:1 e Lingard për 4:1 në minutën e 90+2..

Ronaldo fenomenal, ndezi atmosferën në “Old Trafford, një festë e çmendur.

Manchester Utd kryeson me 10 pikë dhe Newcastle është në pozitën e 19-të me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat