Ekipi i Shkëmbit vjen në Superiore

Futboll

Ekipi i Shkëmbit vjen në Superiore

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 12:08
Ekipi i Shkëmbit vjen në Superiore

Dita e shtunë ishte mjaft spektakolare për Superligën shqiptare, ku në vetëm dy ndeshje u shënuan 14 gola (Tirana-Skënderbeu 4-2 dhe Laci-Vllaznia 3-5).

Nga ana tjetër, dita e sotme do të jetë mjaft e veçantë pasi do të luajnë skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në 13:45 ku Egnatia do të presë në shtëpi Kukësin, ndërsa Dinamo do të luajë në Kamëz ndaj Kastriotit.

Egnatia do të tentojë të bëjë një shfaqje sa më të mirë përpara tifozëve në stadiumin e saj më të ri, ndërsa nga ana tjetër Kukësi do të duhet të bëjë të pamundurën që sezoni i kaluar të mos përsëritet. Një fitore në Rrogozhinë ndaj Egnatias do të ishte një fillim i mbarë për veriorët në plotësimin e objekteve kryesore.

Dinamo nuk luan në Superligë që prej vitit 2012 dhe ndeshja ndaj Kastriotët për skuadrën kryeqytetasëve për të parë nëse a i përket ligës elitare. Të dyja sfidat zhvillohen në orën 13:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat