Bellerin tregon hapur se përse u largua nga Arsenali

Futboll

Bellerin tregon hapur se përse u largua nga Arsenali

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:42
Bellerin tregon hapur se përse u largua nga Arsenali

Spanjolli ka folur për ndeshjen e ardhshme të Betis që klubi spanjoll do të nisin kampanjën e Evropa Ligës ndaj skuadrës skoceze, Celtic, në kuadër të grupit G ku gjenden edhe Bayer Leverkusen dhe Ferencvaros.

Ylli i ri i Real Betis, Bellerin thotë se humbja e Celtic ndaj Rangers i ka vënë ata nën presion para ndeshjes së Ligës së Evropës.

Mbrojtësi i Arsenalit, i cili është huazuar në klubin spanjoll, mezi pret të përballet me ‘Hoops’ të enjten në ndeshjen e tyre të parë të Grupit G.

Bellerin ka zbuluar se lojtarëve të Betisit iu janë shfaqur klipe të humbjes 1-0 të Celtic në ‘Ibrox’ në fazën paraprake.

Bellerin tha: “Të luash kundër Celtic do të jetë e veçantë sepse ata janë një klub kaq i madh me një histori të madhe.

“Celtic do të jetë një rival i fortë, por unë jam optimist. Në Betis, ne jemi të detyruar të marrim tre pikët.

“Nëse ne mund të dominojmë topin kundër tyre, ne mund të marrim fitoren që na nevojitet. Unë jam larguar nga Arsenali për të fituar gjëra me Real Betis. Unë nuk jam këtu për pushime”, ka përfunduar 26-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat