Kjo është arsyeja pse do mungojnë Bale dhe Alaba kundër Celtas

Futboll

Kjo është arsyeja pse do mungojnë Bale dhe Alaba kundër Celtas

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:29
Gareth Bale

Real Madrid sonte (e diele) do zhvillojë sfidën e parë në “Santiago Bernabeu” pas afro dy viteve.

“Los Blancos” do përballen me Celta Vigon, në kuadër të xhiros së katërt.

Por, problemi për Realin është që do jenë pa dyshen Gareth Bale dhe David Alaba.

Sipas Diario AS, uellsiani u lëndua në stërvitje, derisa Alaba pësoi dëmtim derisa përfaqësonte Kombëtaren e Austrisë.

Kjo nënkupton se Nacho Fernandez, pritet të jetë në mbrojtje pranë Eder Militao, kurse Eden Hazard të zëvendësojë Bale dhe të luajë pranë Karim Benzema.

Përballja mes Realit dhe Celtas nis në ora 21:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat