Ndreu i tërheq veshin lojtarëve pas Dinamos: Ishin të fjetur

Futboll

Ndreu i tërheq veshin lojtarëve pas Dinamos: Ishin të fjetur

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:06
Ndreu i tërheq veshin lojtarëve pas Dinamos: Ishin të fjetur

Dinamo ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të Superiores ndaj Kastriotit. Ekipi i Shkëmbit fitoi në shifrat 0-2 falë dopietës së Cinedu.

Ky i fundit realizoi pa u mbushur ende minuta e parë e takimit, ndërsa gjeti rrjetën edhe në minutën e 20. Një ndeshje me dy fytyra për kryeqytetasit ku në pjesën e parë dominuan rivalin me Mihanën dhe Ibrahimin që ishin në super formë. Me nisjes e së dytë ishte Kastrioti që mori lojën në kontroll, ndërsa Greca dhe Cela ishin të pafat për të gjetur rrjetën.

Nga ana tjetër Kukësi fitoi në shifrat 1-3 në transfertë me Engatian. Daci hapi rrugën e rrjetës, ndërsa Peposhi shënoi pas shumë kombinimeve në minutën e 43. Fjalën e Egnatias e ka thënë Telushi me goditjen nga distanca, duke realizuar silurën ndaj Kukësit. Ndërsa takimin e vulosi Milunovic duke u treguar i saktë me kokë nga e djathta. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Longo (Kukësi): “Kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe e prisja këtë lloj performance nga skuadra jonë. Në stilin tonë duhet të kontrollojmë topin dhe kemi lojtarë që e kanë këtë lloj aftësie.

Ndoshta për Shqipërinë është diçka ndryshe dhe ne e shijojmë këtë lloj loje sepse e pëlqejmë. I kam parë të gjitha ndeshjet, i kam përgatitur sfidat duke parë dhe miqësoret e Egnatias. Superiorja është një nivel i lartë i kampionatit nuk e prisja dhe është një vizion ndryshe të futbollit”.

Ndreu (Kastrioti): “Me kalimin e ndeshjeve dhe formacioni kristalizohet. Kemi lojtarë të rinj që nuk e kuptojnë që loja fillon në sekondën e parë. I thashë në analizë se do të kenë përballë një skuadër të mirë me lojtarë cilësor. Lojtarët ishin si të fjetur në fillimin e lojës, nuk e kanë përvojën e duhur. Të dy golat ishin të shpejtë. Mendojnë që akoma mund të jenë ndeshje miqësore”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat