​Veteranët e Flamurtarit dhe Prishtinës ballafaqohen sot në 30 vjetorin e themelimit të FFK-së

Futboll

​Veteranët e Flamurtarit dhe Prishtinës ballafaqohen sot në 30 vjetorin e themelimit të FFK-së

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:58
Veteranët e Flamurtarit dhe Prishtinës

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet veteranëve të Flamurtarit dhe Prishtinës për nder të 30 vjetorit të themelimit të kësaj federate.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e Flamurtarit.

Sot në orën 17:00 në stadiumin e Flamurtarit do të zhvillohet ndeshja revyale për nder të 30-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillimit të kampionatit të parë të pavarur të futbollit.

Ishte pikërisht 13 shtatori i vitit 1991, kur edhe pse në kushte tejet të vështira dhe nën okupimin e egër nga Serbia, drejtuesit e klubeve, futbollistët dhe punëtorët sportivë të asaj kohe me guxim dhe vendosmëri arritën të fillojnë garat në Kampionatin e parë të futbollit në Republikën e Kosovës.

Ndeshja hapëse ishte ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës. Kësisoj, për çdo vit nën organizimin e FFK-së në shenjë përkujtimi për këtë datë të rëndësishme organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të Flamurtarit dhe veteranëve të Prishtinës, ku zakonisht paraqiten lojtarët që ishin pjesë e kësaj date historike, si dhe zyrtarët e asaj ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat