Sfidojnë Barcelonën, flet trajneri i Bayernit

Futboll

Sfidojnë Barcelonën, flet trajneri i Bayernit

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:47
Sfidojnë Barcelonën, flet trajneri i Bayernit

Trajneri Julian Nagelsman mezi pret ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës. 33-vjeçari tha për UEFA-n se Champions-i është gjithmonë një kompeticion i rëndësishëm dhe motivues për të.

“Gnabri ka udhëtuar me ne. Koman është gjithashtu këtu, por nuk mund ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Levandovski është në gjendje të mirë”, thotë Nagelsman.

Ai shtoi: “Ata nuk do ta kenë luksin për ta pasur Mesin në skuadër, por kanë gjithashtu lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Jemi përgatitur për gjithçka. Nuk mendoj që janë një skuadër më e dobët. Fusha e lojës do ta tregojë këtë!".

“Është një nga kompeticionet më të rëndësishme për klube. Të gjithë lojtarët janë dyfish të motivuar dhe duan të fitojnë sërish. Na pret një ndeshje e parë e vështirë ndaj një skuadre me shumë histori në Europë”, tha trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat