Italia merr edhe një talent shqiptar

Futboll

Italia merr edhe një talent shqiptar

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 23:07
Italia merr edhe një talent shqiptar

Prej disa vitesh, lufta për talentet e reja të futbollit shqiptar që të veshin fanellën kuqezi, është kthyer në një llogore tjetër, atë në Itali.

Shumë djem të talentuar shqiptarë po rriten në akademitë e klubeve italiane dhe po tregojnë atje vlerat e tyre.

Një pjesë e madhe kanë zgjedhur të veshin ngjyrat kuqezi, por ka edhe prej atyre që kanë zgjedhur të përfaqëso9jën Italinë, deri tani vetëm në përfaqësueset e moshave.  

I tillë është edhe rasti i mbrojtësit Gabriel Ramaj. Futbollisti 16-vjeçar i cili është rritur në akademinë e Parmës dhe tashmë është pjesë e asaj të Atalantës, sapo është grumbulluar me përfaqësuesen U16 të Italisë, e cila po përgatit grupin për edicionin e ardhshëm të eliminatoreve të Europianit nën drejtimin e Daniele Zoratos.

Në listën e lojtarëve ka emra nga klubet kryesore italiane, pasi në këtë grumbullim, Italia do të luajë dy miqësore ndaj Zvicrës dhe djaloshi shqiptar pritet të jetë titullar, pasi vlerësohet si një talent përtej Adriatikut, shkruan Panorama sport.

Një mëkat, kur llogarit se ai figuronte në listat e FSHF-së që dy vite më parë. Në vitin 2019, ai ishte testuar në grumbullimin në Itali nga stafet e përfaqësues shqiptare.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe me futbollistin dhe kontaktet e tij me FSHF, por fakti se ai figuron në listat e Italisë, tregon se gjithçka nuk është bërë siç duhet në ndjekjen e një talenti të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat