Transferimi në Itali nuk rezultoi ashtu si klubi dhe vetë sulmuesi e kishin menduar

Futboll

Transferimi në Itali nuk rezultoi ashtu si klubi dhe vetë sulmuesi e kishin menduar

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 12:13
Transferimi në Itali nuk rezultoi ashtu si klubi dhe vetë sulmuesi e kishin menduar

Sezoni i shkuar nuk la pas asgjë për tu shënuar nga Vedat Muriqi.

Transferimi në Itali nuk rezultoi ashtu si klubi dhe vetë sulmuesi e kishin menduar, teksa ishte larg atij goleadori që të gjithë panë te Fenerbahçe. Por me ardhjen e Sarrit situata pritet të ndryshojë. “Pirati“ është e vetmja alternativë për Imobilen dhe hapësirat këtë sezon do të jenë më të mëdhaja.

Shansi i parë i vertetë pritet të vijë në arenën europiane.

Me shumë mundësi Muriqi do të jetë nga minuta e parë në fushë kundër një kundërshtari që ai e njeh mirë, Gallatasarait. Sarri pritet ti besojë një vend në formacion kundër turqve me shpresën se rilindja e sulmuesit shqiptar do të vijë përsëri nga Turqia, aty ku goli ishte pjesë e pandashme e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat