Barcelona ka nevojë për një portier të nivelit të lartë

Futboll

Barcelona ka nevojë për një portier të nivelit të lartë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 13:36
Barcelona ka nevojë për një portier të nivelit të lartë

Barcelona ka nevojë për një portier të nivelit të lartë për të zëvendësuar Ter Stegen.

Edhe pse aktualisht ka Neton, braziliani dëshiron të largohet, kështu që është e rëndësishme të gjendet një zëvendësues për sezonin e ardhshëm.

Matey Alemany dhe Ramon Planes po punojnë krah për krah për të bindur Andre Onanan.

Portierit të Ajax i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe e ka bërë të qartë që nuk do të rinovojë. Mundësia për ta siguruar atë me kosto zero është jashtëzakonisht joshëse për Barcelonën e cila synon të mbyllë nënshkrimin më 1 janar, kur portieri do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip që dëshiron.

I formuar te “La Masi” para se te kalonte në Amsterdam në 2015, ideja e ritkthimit në Barcelonë do ta bindte atë, edhe pse jo aq shumë fakti që do jetë pas Ter Stegen.

Nëse Interin shton presionin, pasi dëshiron që ai të jetë zëvendësuesi i Handanovic në portën e “zikaltërve”, operacioni bëhet shumë i ndërlikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat