Dortmundi e nis nga Turqia

Futboll

Dortmundi e nis nga Turqia

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:11
Dortmundi e nis nga Turqia

Liga e Kampionëve starton pasditen e sotme me dy sfida, Beshiktash-Borusia Dortmund dhe Sherif Tiraspol-Shaktar Donetsk.

Dortmundi vjen si pretendente nga Grupi C duke nisur debutimin në Champions në transfertë në Turqi. Haland me shokë do të kërkojnë medoemos kalimin në turin tjetër pasi në letë është grup i lehtë ku përveç verdhezinjve dhe Beshiktashit, dy skuadrat e tjera janë Ajaksi dhe Sportingu i Lisbonës.

Në sfidën tjetër, Shaktari dhe Sherif Tiraspoli vijnë në një sfidë direkte duke parë dhe emrat e skuadrave të mëdha që kanë në grup, Real Madridin dhe Interit. Ukrainasit vijnë si të favorizuar pasi kanë eksperiencë në Ligën e Kampionëve dhe një emër të njohur në pankinë, trajnerin italian De Zerbi.

Ndërsa Sherifi vjen si debutuese në këtë kompeticion duke arritur të bëjë të pamundurën. Moldavët mbahen mend si skuadra që eliminuan Teutën që në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, duke vazhduar më pas rrugën drejt fazës së grupeve të Champions-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat