UEFA nominon katër lojtarë për çmimin ‘futbollisti i javës’ në Ligën e Kampionëve

Futboll

UEFA nominon katër lojtarë për çmimin ‘futbollisti i javës’ në Ligën e Kampionëve

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 09:30
Foto

Mbrëmë është mbyllur xhiroja e parë e Ligës së Kampionëve.

Shumë futbollistë kanë arritur të lënë gjurmë me paraqitjet e tyre në raundin e parë të Champions League.

UEFA, pas përfundimit të ndeshjeve të para ka nominuar katër futbollistë për çmimin ‘futbollisti i javës’.

Të nominuar janë Robert Lewandowski, Jude Bellingham, Christopher Nkunku dhe Sebastien Haller.

Lewandowski shënoi dy gola ndaj Bercelonës, Bellingham pati një gol e një asistim kundër Besiktasit.

Nkunku realizoi het-rik në ndeshjen me Manchester Cityn, ndërsa Haller shënoi plotë katër gola mbrëmë ndaj Sportingut.

Me votën e fansave UEFA do të zgjedhë futbollistin më të mirë të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat