Braithwaite iu nënshtrua me sukses operacionit në gjurin e majtë

Futboll

Braithwaite iu nënshtrua me sukses operacionit në gjurin e majtë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:37
Braithwaite iu nënshtrua me sukses operacionit në gjurin e majtë

Martin Braithwaite iu nënshtrua me sukses operacionit në gjurin e majtë.

Lajmi u konfirmua nga drejtuesit e klubit të Barcelonës.

Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e tretë të kampionatit, në sfidën përballë Getafes.

Pavarësisht se në fillim nuk kishte asnjë konfirmimin për riaftësimin, u fol se lojtari do të mungonte 3-4 muaj.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe, pas përfundimit me sukses të operacionit, koha e riaftësimit të 30-vjeçarit do të rivlerësohet.

Braithwaite fillimisht u përpoq ta trajtonte dëmtimin në mënyrë më të thjeshtë, por gjasat nuk shkuan sipas planit dhe ai u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni, që fatmirësisht kaloi me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat