Një tifoz i Gjilanit futet me mjet të fortë në fushë, për ta sulmuar gjyqtarin

Futboll

Një tifoz i Gjilanit futet me mjet të fortë në fushë, për ta sulmuar gjyqtarin

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:05
Një tifoz i Gjilanit futet me mjet të fortë në fushë, për ta sulmuar gjyqtarin

Në ndeshjen Gjilani – Ulpiana, ka ndodhur diçka jo shumë e pazakontë për futbollin e Kosovës. Tifozët e Gjilanit në kor shanë dhe ofenduan rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Lirim Kastrati.

Krejt kjo pa kënaqësi ndodhi si pasojë e penalltisë të akoorduar për skuadrën e Ulpianës.

Penalltia e akorduar u përsërit dy herë, pasi që mbrojtësi i skuadrës së Gjilanit, Oltion Rrapa u futë në zonën e 16 metërshit para se të ekzekutohej penalltia nga sulmuesi brazilian – Santos, shkruan Insporti.

Pas golit të shënuar nga Santos, një tifoz i Gjilanit u futë brenda fushës dhe tentoi që të sulmonte referin kryesor të ndeshjes – Lirim Kastratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat