Dhimbje koke për trajnerin e Juventusit

Futboll

Dhimbje koke për trajnerin e Juventusit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 23:43
Dhimbje koke për trajnerin e Juventusit

Juventusi shpërdori një mundësi të mirë për të marrë 3 pikë duke i falur Milanit barazimin pas një ndeshje me ulje e ngritje.

Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë, madje shënuan dhe golin e avantazhit, por në pjesën e dytë skuadra e Alegrit ishte pa busull.

Pas ndeshjes, Alegri u shpreh se ishte mjaft i irrituar nga ajo që kishte ndodhur në fushë, pasi kishin rrezikuar të humbnim ndeshjen.

“Sonte jam shumë i zemëruar për atë që ndodhi. Pavarësisht se skuadra bëri mirë në pjesën e parë, në të dytën rrezikuam të humbnim. Deri në momentin e pësimit të golit gjithçka ishte nën kontroll.

Kemi humbur vëmendjen, vendosmërinë. Vetëm shikoni këndin në të cilin pësuam golin. Ka momente kur kundërshtarët nuk kanë shanse të na shënojnë, duhet të përmirësohemi për këtë’’, tha Alegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat