Turqia me trajner të ri, zgjedh një gjerman për zëvendësimin e Senol Gunes

Futboll

Turqia me trajner të ri, zgjedh një gjerman për zëvendësimin e Senol Gunes

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 00:44
Kuntz

Përfaqësuesja e Turqisë me trajner të ri. Pas shkarkimit te veteranit Senol Gunes për rezultate të dobëta, që kulmuan me humbjen e thellë 6-1 ndaj Holandës, federate turke ka emëruar në këtë detyrë Stefan Kuntz, 58-vjeçarin gjerman, i cili në 5 vitet e fundit ka drejtuar Shpresat e Gjermanisë, duke arritur tri herë në finalet e Europianit, trofe që e ka fituar në dy raste, në 2017-ën dhe 2021-shin.

Objektivi i Kuntz do të jetë kthimi i Turqisë në shina në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, teksa pas një starti mbresëlënës me dy fitore, 4-2 ndaj Holandës dhe 0-3 përballë Norvegjisë, ka rrëshqitur në vendin e tretë në Grupin G si pasojë e barazimeve të papritura në shtëpi me Malin e Zi dhe Letoninë.

Drejtori i Përgjithshëm i përfaqësueses së Turqisë, Hamit Altıntop, shpjegoi se Kuntz kishte qenë kandidati kryesor që në fillim, ndërsa ish-trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, dhe ukrainasi Andriy Shevchenko u përmendën gjithashtu si kandidatë të mundshëm.

Turqia nuk është kualifikuar në finalet e Botërorit që nga ajo paraqitje mbresëlënëse (vendi i tretë) në Korenë e Jugut dhe Japoni në vitin 2002. Ndeshja e parë e Kuntz në krye të Turqisë do të jetë kundër Norvegjisë, më 8 tetor, ndërsa tri ditë më vonë e pret transferta me Letoninë. Ish-sulmuesi i Gjermanisë, fituesi i Euro 1996 është në Superligën e Turqisë me Beshiktasin në sezonin 1995-1996.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat