Mustafi ka sulmuar ekipin e Schalkes

Futboll

Mustafi ka sulmuar ekipin e Schalkes

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 12:21
Mustafi ka sulmuar ekipin e Schalkes

Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka sulmuar ekipin e Schalkes duke thënë se Levante është klub që e duan.

Mustafi nuk pati eksperiencë të mirë me skuadrën gjermane, pasi ranë nga Bundesliga e më pas u transferua tek Levante, por ai ka thënë se tek Schalke nuk ndihej i lumtur.

“Gjashtë muajt e fundit tek Schalke kanë qenë mjaft keq. Është një klub i madh gjerman që ka rënë nga liga, por unë duhet të fokusohem tek karriera ime”, u shpreh mbrojtësi nga Gostivari.

Ai u shpreh se tek Levante e duan në klub dhe që është i kënaqur.

“Është me rëndësi për mua të jem në një klub ku më duan”, shtoi Mustafi ndër të tjera.

Mustafi pati disa paraqitje të mira në botërorin e 2014 kur Gjermania u shpall kampion, pastaj lëvizi nga Sampdoria tek Valencia, për t’u transferuar më pas tek Arsenali, nga ku u largua drejt Schalkes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat