Trembet Reali

Futboll

Trembet Reali

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 12:30
Trembet Reali

Reali duket se është i fiksuar pas yllit të Parisit, Kilian Mbape. Në Madrid nuk duan ta pranojnë dështimin e transferimit të francezit në verë, teksa Paris SG-ja i mbylli derën në fytyrë klubit të Florentino Perezit.

Ndaj, Reali vazhdon të ngulmojë çdo ditë me manovrat e veta për të joshur sulmuesin e kombëtares franceze që ta lërë Francën dhe verën e ardhshme t’i bashkohet “los blancos”.

Kontrata e Kilian Mbapesë me Paris SGnë skadon verën e ardhshme dhe deri më tani Mbape ka qenë i prerë me klubin e tij duke mos pranuar ta rinovojë kontratën. Edhe Mbape e ndien se shumë “gjela në një kotec” vështirë se mund të qëndrojnë.

Pa harruar faktin se ai e ndien veten të mënjanuar në ekip pas ardhjes së Lionel Mesit. Lajmet më të fundit nënvizojnë se në Madrid ndiejnë frikën se Mbape mund të shkojë diku tjetër e jo në “Bernabeu”.

Mediat spanjolle të specializuara në merkatin e lojtarëve nënvizojnë se në Madrid kanë nisur të nuhasin se Paris SG-ja mund ta ketë shitur xhevahirin e saj në një klub të Premier Ligës, por pa dhënë një emër konkret. Kujtojmë se interes për të në Premier kanë shfaqur Junajtidi, Siti e Liverpuli. Gjithsesi, në Madrid janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mos lejuar një gjë të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat