​Solskjaer jep detaje për rikthimin në stërvitje të Rashford

Futboll

​Solskjaer jep detaje për rikthimin në stërvitje të Rashford

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:28
Marcus Rashford

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer nuk pret që Marcus Rashford të rikthehet nga lëndimi i tij deri pas përfundimit të ndeshjeve të nivelit me kombëtare.

Rashford pësoi lëndim në krah dhe që nga operimi i tij në korrik, ai ende nuk është paraqitur për Manchester United këtë sezon.

Ylli anglez është rikthyer në stërvitje muajin e kaluar dhe raportohej se ishte pranë rikthimit në skuadër për ndeshjet e radhës të Premier Ligës, por Solskjaer ka vendosur që mos të ngutet me situatën e 23-vjeçarit.

“Është duke shkuar në mënyrë të mirë. Por, nuk mendoj që do ta shohim Rashfordin duke luajtur deri pas ndeshjeve të kombëtareve”, tha Solskjaer.

Manchester United ka edhe katër ndeshje të tjera para se të fillojë futbolli në nivel të kombëtareve, ku pas përfundimit të tyre, “djajtë e kuq” e rinisin kampanjën e Premier Ligës me ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Leicester Cityt, më 16 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat