Eto’o: Shikoni sa herë kam dalë në konferenca unë edhe kam bërtitur

Futboll

Eto’o: Shikoni sa herë kam dalë në konferenca unë edhe kam bërtitur

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:07
Eto’o: Shikoni sa herë kam dalë në konferenca unë edhe kam bërtitur

Samuel Eto’o nuk e “kafshon gjuhën”. Flet për gjithçka dhe të gjithë, si gjithmonë. Ish-sulmuesi, i cili do të kandidojë për president të Federatës së Futbollit të Kamerunit, rishikoi përmes “El Larguero” gjithçka që po ndodh kohët e fundit në Barcelonë:

“Ajo që kam dëgjuar kohët e fundit mendoj se është e ekzagjeruar. Laporta tha se ruan gjithë besimin e tij dhe, duke e njohur Joan, nuk thotë gjëra nëse nuk mendon për to. Ai është i dashuruar me Barçën, është një tifoz i saj para se me qenë president. Ne ishim mësuar të shihnim Barçën tonë me Messin. Tani që jemi duke u përshtatur në një fazë të re, duhet t’i japim ekipit kohë, por shpresoj se në fund ata do të na japin gëzime dhe trofe”.

Kamerunasi iu referua posaçërisht largimit të Messit nga klubi i Barçës: “Isha në telefon me një mikun tim të madh, Alejandro Echeverría, kur mora vesh largimin e Leos.

U trishtova si ish- sulmues i Barcelonës, por pata edhe njëlloj gëzimi si tifoz i PSG. Për shkak të historisë, asaj që ka përfaqësuar Lioneli, ne do të donim që ta përfundonte karrierën e tij në Barcelonë, me të gjitha nderimet që meriton”.

Kur u pyet nëse e kupton Koeman dhe “shpikjet” e tij para shtypit, veçanërisht me leximin e deklaratës së kësaj të mërkure, ish-sulmuesi i shquar tha:

“Sigurisht që e kuptoj. Shikoni sa herë kam dalë në konferenca unë edhe kam bërtitur, ata që nuk më kanë njohur duhet të mendojnë se jam i çmendur”.Për Laporta, ai nënvizoi:

Ish-sulmuesi parashikoi gjithashtu një të ardhme spektakolare për Mbappe: “Unë gjithmonë kam thënë se është shumë, shumë i madh. Sot kemi dy fenomene, Cristiano Ronaldo dhe Messi, të cilët janë mbi të gjithë, por Mbappé është i mrekullueshëm. Ai ka aq shumë cilësi, mund të luajë në çdo ekip".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat