Barcelona nënshkruan me një 17-vjeçar

Futboll

Barcelona nënshkruan me një 17-vjeçar

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:24
Barcelona nënshkruan me një 17-vjeçar

 Barcelona ka goditur në merkato duke afruar talentin 17-vjeçar Emre Demir nga skuadra e Kaiserisporit. Katalanasit do t’i paguajnë skuadrës turke 2 milionë euro për këtë transferim, ndërsa Demir do të ketë një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh. 

17-vjeçari do të mbyllë dhe këtë sezon në Turqi, ndërsa vitin tjetër do t’i bashkohet ekipit B të Barcelonës për të vazhduar më pas karrierën në ekipin e parë.

I lindur më 15 janar 2004 në Mersin, Turqi, Emre Demir është një mesfushor sulmues i cili luan me këmbën e majtë. Edhe pse në thelb është një krijues loje, ai gjithashtu tërhiqet për të ndihmuar me detyrat mbrojtëse.

Demir u bë golashënuesi më i ri në kampionatin turk duke shënuar në moshën 15 vjeç 3 gola në 31 paraqitje me Kaiserisporin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat