Napoli demolon Sampdorinë, lider në Serie A! Rrahmani 48 minuta

Futboll

Napoli demolon Sampdorinë, lider në Serie A! Rrahmani 48 minuta

Nga: K.Goca Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:22
Napoli demolon Sampdorinë, lider në Serie A! Rrahmani 48 minuta

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit 48 minuta për Napolin, duke shënuar fitore me rezultat 4:0 në Genoa kundër Sampdorisë, në takimin e javës së 5-të në Serie A.

Rrahmani pati probleme, u godit në fytyrë dhe u zëvendësua.

Futbollisti nga Kosova dha kontribut për fitoren e skuadrës napolitane.

Napoli po tregon formë të madhe, pesë ndeshje po aq fitore duke mbledhur qind për qind të pikëve.

Sampdoria nuk u tregua e denjë ndaj mysafirëve, që shfaqën lojë shumë të mirë. 

Osimhen (10' e 50'), Ruiz (39'), Zielinski (59') shënuan për fitoren e Napolit. 

Napoli merr kreun e tabelës me 15 pikë, duke lënë pas Interin dhe Milanin me nga 13 sosh, ndërsa Sampdoria zë pozitën e 13-të me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat