Mesfushori nga Kosova shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Mesfushori nga Kosova shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në Kampionatin e Zvicrës

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:37
Mesfushori nga Kosova shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në Kampionatin e Zvicrës

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të jenë protagonist për skuadrat e tyre nëpër kampionatet më të mira evropiane.

Mesfushori i talentuar nga Kosova, Kastriot Imeri së fundmi e ka shpëtuar skuadrën e tij Servette nga humbja në mesjavë, falë një goli të jashtëzakonshëm.

Servette ishte duke humbur nga Zurichu me rezultat 2-1, derisa Imeri shënoi në fundin e ndeshjes nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar 2-2.

Ishte një gol i jashtëzakonshëm nga mesfushori ferizajas, i cili rrallë shihet në fushat e futbollit.

Servette ka bërë një krahasim interesant në llogarinë e tyre në Twitter, duke e krahasuar golin e Imerit me atë të legjendës braziliane të Lyonit, Juninho Pernambucano.

12 vite më vonë… Kastriot Imeri bëje përsëri… Nuk është keq”, ka shkruar Servette në llogarinë e tyre në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat