Gjesti antisportiv i Busquets që e shpëtoi Barcelonën nga humbja

Futboll

Gjesti antisportiv i Busquets që e shpëtoi Barcelonën nga humbja

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:50
Gjesti antisportiv i Busquets që e shpëtoi Barcelonën nga humbja

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Cadizit.

Por katalunasit kanë mundur ta humbasin këtë ndeshje në minutën e fundit, sikur mos të vinte një reagim nga Sergio Busquets.

Po zhvillohej minuta e 96-të e ndeshjes, kur Cadiz ishte në sulm dhe në atë moment ndodheshin dy topa në fushë.

Busquets për ta ndërprerë aksionin e vendasve bëri një gjest jo sportiv, duke e goditur njërin top në drejtim të futbollistit vendas.

Në atë moment gjyqtari kryesor e ndaloi lojën dhe goli që shënuan vendasit nuk u llogarit.

Reprezentuesi i Spanjës është kritikuar nga tifozët e klubeve tjera për gjest jo sportiv, derisa ata të Barcelonës e kanë lavdëruar, pasi ai e ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat