Ish-lojtari i Kombëtares së Kroacisë u shit nga klubi i tij pasi bëri se*s në fushë me një modele

Futboll

Ish-lojtari i Kombëtares së Kroacisë u shit nga klubi i tij pasi bëri se*s në fushë me një modele

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 22:32
Ish-lojtari i Kombëtares së Kroacisë u shit nga klubi i tij pasi bëri se*s në fushë me një modele

Ish-mbrojtësi i Kroacisë Dino Drpiç, u vendos së listën e transfereve nga klubi i tij Dinamo Zagreb pasi gruaja e tij e atëhershme pranoi se çifti kishte bërë marrëdhënie seksuale në rrethin e qendrës së fushës.

Drpic bëri një paraqitje për ekipin e tij kombëtar dhe filloi aventurën e tij me Zagrebin në vitin 2009.

Gruaja e tij në atë kohë, Nives Celsius, foli për një “TalkShow”, dhe tregoi përvojën e tyre.

Ajo zbuloi se çifti kishte shijuar pak kohë në terrenin “Stadium Maksimir” dhe tha: “Dino kishte rregulluar që njerëzit të ndiznin dritat e stadiumit për ne dhe ai më në fund përmbushi ëndrrën e tij për të bërë seks në mes të një fushe futbolli. Ishte çapkën “.

Celsius është një ish -modele Playboy, ku tash punon si këngëtare dhe aktore në Kroaci.

Pas “zbulimit” të gruas së tij, zyrtarët e klubit të Zagrebit, mbetën shumë të zemëruar dhe morën masa menjëherë.

Drpic u vendos në listën e transferimeve pas publikimit të intervistës dhe më pas iu bashkua klubit gjerman Karlsruher në huazim në janar të vitit 2009.

Marrëveshja u bë e përhershme verën e ardhshme dhe Drpic nuk luajti më kurrë për Dinamo Zagrebin.

Drpiç, kaloi karrierën e tij në Greqi, Ukrainë, Kroaci, para se të pensionohej në 2013.

Martesa e Celsius dhe Drpiç, zgjati nëntë vite (2005 – 2014).

Çifti kanë dy fëmijë së bashku.

40-vjeçari ishte një lojtar i dekoruar në Zagreb dhe arriti të fitojë pesë tituj të ligës dhe gjashtë kupa kroate në tetë vjet.

Ai bëri paraqitjen e tij të vetme për Kroacinë nën Slaven Biliq në 2007, në një miqësore kundër Sllovakisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat