​Chelsea-Manchester City, formacionet zyrtare

Futboll

​Chelsea-Manchester City, formacionet zyrtare

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 13:30 do të fillojë ndeshja hapëse e xhiros së gjashtë të Premier Ligës angleze, ku kampioni evropian Chelsea pret në shtëpi kampionin aktual anglez Manchester Cityn.

Në xhiron e fundit, Chelsea rikthehet nga fitorja ndaj Tottenham me rezultat 3:0, kurse Manchester City rikthehet nga barazimi pa gola me Southampton.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, të dy trajnerët do të kenë probleme, ku për Thomas Tuchel nuk do të paraqiten Mason Mount, kurse Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Benjamin Mendy dhe Ilkay Gundogan.

Tanimë, formacionet zyrtare të dy skuadrave janë publikuar, dhe ato i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-5-2): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Kovacic, Alonso; Werner, Lukaku

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodrigo, De Bruyne, Bernardo; Foden, Jesus, Grealish

13:30 Chelsea - Manchester City (Stadiumi Stamford Bridge)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat