Shehi: Duhej të finalizonim më mirë

Futboll

Shehi: Duhej të finalizonim më mirë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:04
Shehi: Duhej të finalizonim më mirë

Orges Shehi shfaqet shumë i kënaqur me atë që prodhoi Tirana në fushën e lojës ndaj Kastriotit, por vë theksin te mungesa e finalizimit dhe analizon edhe nervozizmin e Michael Ngo’o, që vijon të ndëshkohet me karton në çdo ndeshje.

Sa të kënaqur jeni pas kësaj ndeshjeje ndaj Kastriotit?
Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por të kënaqur me çfarë prodhuam. Skuadra tregoi se di të shkojë mirë para portës, pro për të fituar, rastet duhen shfrytëzuar, Nuk është e pranueshme që të falësh kaq shumë në ndeshje si ndaj Kastriotit, ndaj duhet të përmirësohemi në finalizim.

Ngo’o duket shumë nervoz, pasi ka marrë karton të verdhë në të tre ndeshjet që ka luajtur?
Ai është lojtari kryesor dhe sigurisht kundërshtarët e kanë vështirësi ta markojnë, ndaj e provokojnë, por ai duhet të qëndrojë i qetë, edhe ndaj provokimeve, për të mos na penalizuar.

Çfarë duhet të përmirësojë Tirana?
Sulmuesit bëjnë punën e tyre, mbrojtja të vetën. Ne u shfaqëm para portës, ato raste që kishim, që mendoj se ishin të shumta, duhej t’i finalizonin. Linja e dytë është aty, mbetet për t’u përmirësuar se asnjëherë nuk jemi të kënaqur, ka gjithmonë vend për përmirësim.

Tirana dukej se e kishte marrë lehtë ndeshjen…
Në pjesën e parë nuk paraqitëm raste, deri diku nuk ishim me mendje në fushë, se është gjynah të rrezikosh e të marrësh gol, të krijohet penalltia, edhe 2 3 lojtarë nuk ishin në pozicionet e tyre. U thashë në pushim që nuk jemi në fushë. Sot, përveç rasteve, i dhamë shkak kundërshtarit për të na rrezikuar e për të na bërë golin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat