I kushton shtrenjtë PSV-së

Futboll

I kushton shtrenjtë PSV-së

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:40
I kushton shtrenjtë PSV-së

PSV Eindhoven pëson humbjen e dytë në harkun e 7 javëve në kampionat dhe tani e sheh veten plot 4 pikë larg Ajaxit kryesues, ndërsa disfata e djeshme ndaj Willem II peshon më së shumti mbi portierin Joel Drommel.

Kur luhej minuta e 75-të e ndeshjes, futbollistët e PSV-së humbën një top në gjysmëfushën e tyre, që u shfrytëzua mjaft mirë nga sulmuesi kundërshtar Nunnely.

Ky i fundit lëshoi një goditje nga distanca, por ndonëse gardiani Drommel ishte i vendosur shumë mirë, nënvlerësoi gjuajtjen dhe pa t’i rrëshqiste topi nga duart e t’i ndalej në rrjetë.

E nëse izraeliti Eran Zahavi, që shënoi autogol në minutën e 20-ë, luan në sulm dhe ia doli të korrigjojë gabimin me golin e barazimit në të 30-ën, portieri Drommel nuk mundi të bëjë të njëjtën gjë, duke sjellë kështu edhe humbjen e PSV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat