Donnarumma, Mbappe e Neymar, plas sherri në PSG

Futboll

Donnarumma, Mbappe e Neymar, plas sherri në PSG

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:52
Mbappe e Neymar

Gianluigi Donnarumma nuk duket të jetë i vetmi që ka shprehur shenja të pakënaqësisë në Paris-Saint-Germain pasi që së fundi në një debat konfilktuoz është përfshirë edhe dyshja Kylian Mbappe-Neymar.

Portieri italian raportohet se është i pakënaqur me minutazhën shumë të vogël në skuadrën e tij të re duke u paraqitur në vetëm dy nga 10 ndeshjet e PSG-së deri më tani në këtë edicion.

Javën e kaluar “Corriere dello Sport” raportoi se arsyeja kryesore pse në portën e PSG=së vazhdon të jetë Keylor Navas si zgjedhja e parë është raporti i mirë i tij me lojtarët nga Amerika e Jugut, duke përfshirë edhe Lionel Messin.

Për shërbimet e Donnarummas interesim vazhdon të ketë nga ana e Juventusit edhe pse ai u largua nag Milani vetëm në afatin kalimtar veror.

Por, Donnarumma nuk është problemi i vetëm dhe më i madhi për trajnerin Mauricio Pochettino në skuadër. Në fakt, ylli i skuadrës Kylian Mbappe është kapur nga kamerat duke e kritikuar bashkëlojtarin Neymar për mos pasim të tipot tek ai gjatë ndeshjen kundër Montepellerit.

“Ai idiot nuk po e pason topin tek unë.”, ka thënë Mbappe pasi është ulur në bankën e rezervistëve.

Mbappe vazhdon të lidhet me një transferim te Real Madridi, derisa kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni.

Mbappé & Neymar ça va faire les titres de l'equipe & co pendant quelques jours ?pic.twitter.com/WqqJjiOT0y

— ??????? (@Kayzoku_) September 25, 2021
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat