Manchester United shënjestron Kalvin Philipsin

Futboll

Manchester United shënjestron Kalvin Philipsin

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 13:44
Manchester United shënjestron Kalvin Philipsin

Manchester United shënjestron Kalvin Philips të Leeds United, pasi hoqi dorë për të nënshkruar me Declan Rice të West Ham.

Trajneri I “djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer insiston për të firmosur sa më parë më një mesfushor duke këmbëngulur për 25-vjeçarin e rivalëve të “hidhur” të Leeds.

Kohët kanë ndryshuar, por rivaliteti mes tifozerive të klubeve që e ka origjinën që nga shekulli i 15-të në betejën mes Lancashire e Yorkshire, që ndryshe quhet dhe lufta e trëndafilave vazhdon të jetë i fortë edhe në ditët e sotme.

Kjo mund të jetë një nga arsyet që për “Djajtë e Kuq” nuk do të jetë aspak e lehtë të arrijnë te mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat